Plaçkitje me armë zjarri në një bankë në Fushë Kosovë

Para disa çastesh ka ndodhur një plaçkitje e një banke në Fushë Kosovë.

Burime të Indeksonline mësojnë se persona të maskuar kanë plaçkitur ‘Monego Bankën’, institucion ky mikrofinanciar.

Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se kanë qenë katër persona të maskuar, ndërsa të njëjtit kanë ngjallur panik tek kalimtarët.

‘Kane qenë me maska katër hajna dhe duke ikur kanë kërcyer mbi makinën time”, është shprehur ai.

Ndryshe, Indeksonline do t’iu mbajë të informuar gjatë minutave në vazhdim.

Kujtojmë që kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet në banka, si pasojë e këtyre plaçkitjeve javën që shkoi mbeti i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj./Indeksonline/

SHPËRNDAJE