Plagoset gazetarja hulumtuese malazeze që po hetonte qeverinë

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiq u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviq.

Llakiq punon në gazetën me ndikim Vijesti.

SHPËRNDAJE