Platforma për dialog shkon të enjten në Kuvend

Ka përfunduar para pak minutash, takimi i ekipit negociator, i mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim është finalizuar  hartimi i platformës për dialogun me Serbinë.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, pas takimit tha se platformë do t’i dërgohet nesër krerëve të shtetit, ndërkaq që pasnesër do të dërgohet në Kuvend për miratim,

“Kemi punuar në detaje dhe nesër tekstin do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit dhe pasnesër delegacioni do ta miratojë platformën të cilën do ta dërgojë në Kuvend”, tha Limaj.

Ai ka thënë se ky draft do ti dorëzohet nesër krerëve të shtetit presidentit kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit dhe të enjten ky dokument do të shkoj zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës për votim.

Limaj ka thënë gjithashtu se këtë draft do tu a dorëzojnë partive opozitare.“Kemi ardh në përfundim që dokumentin nesër do tua dërgojmë krerëve të shtetit për ta parë nëse kanë ndonjë vërejtje dhe pasnesër do të dërgohet përfundimisht në Kuvend” ka thënë Limaj para mediave.

/GazetaBlic/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE