Plazmat nga Serbia të rrezikshme për fëmijët? AVUK jep përgjigjen përfundimtare

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit e Kosovës (AVUK) ka bërë kontrollin e biskotave Plazma me orgjinë nga Serbia, të cilat eksportohen në Kosovë dhe që, ditë më parë, u cilësuan si produkt i dyshimtë.

Lamir Thaçi, zëdhënës në AVUK, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshimet që janë paraqitur në Slloveni, në lidhje me cilësinë e produktit Plazma, nuk kanë bazë në Kosovë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Pas raportimeve nga shteti i Sllovenisë se ka pasur dyshime rreth përmbajtjes së biskotave Plazma me orgjinë nga Serbia, ne menjëherë kemi ngritur nivelin e kontrollit. Kemi marrë informatat e biskotave që kanë qenë me probleme në Slloveni dhe pas verifikimeve të ngarkesave dhe kontrolleve që i kemi kryer tek operatori importues i këtij produkti, kemi vërtetuar se biskotat që kanë qenë të dyshimta, nuk janë prezente në Kosovë”, tha Thaçi.

“Përveç kësaj ne kemi kryer kontrolle edhe të produkteve tjera që janë me këtë lloj produkti dhe deri më tani, sa u përket të dhënave, gjithçka është në rregull”, shtoi Thaçi.

Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit e Kosovës, si autoritet shtetëror.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE