Plisat mbërrijnë në stadiumin e Feronikelit, vendosen aty ku s’ekziston tribuna

Grupi i tifozëve ultras të Prishtinës ka mbërritur në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, për ta mbështetur klubin e zemrës në ndeshjen vendimtare dhe finale për titull në Superligë ndaj liderit Feronikelit.

“Plisat” janë vendosur në pjesën e stadiumit ku ka nisur rinovimi për ndërtimin e tribunës së re, në një vend të papërshtatshëm.

Feronikeli kishte njoftuar para ndeshjes se “Plisave” do t’ua shiste vetëm 200 bileta për shkak të numrit të kufizuar të tyre.

Takimi mes Niklit dhe klubit nga kryeqyteti në ditën finale të Ipko Superligës do ta përcaktojë edhe kampionin e edicionit 2018/19.

Klubit nga Drenasit i duhet të paktën një barazim për t’u shpallur kampion pasi ka dy pikë më shumë se rivali Prishtina, ndërsa kjo e fundit opsion e ka vetëm fitoren. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE