Plisat me mesazh në ndeshjen e sotme: Vula e hajnisë!

Prishtina dhe Drita sot kanë luajtur baras (1-1) në kryendeshjen e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në këtë duel e shënoi mesfushori i Prishtinës, Endrit Krasniqi në minutën e gjashtë. Drita duroi deri në fund, ku edhe arriti golin e barazimit me Astrit Fazliut – në minutën e 80-të të derbit, raporton GazetaBlic Sport.

Në këtë duel nuk munguan as tifozët e Prishtinës, Plisat – të cilët ishin të vendosur në afërsi të stadiumit.

Ata gjatë tërë kohës ishin duke kënduar për të motivuar skuadrën e tyre në këtë derbi të rëndësishme.

Megjithatë, përveç motivit, Plisat shpalosën edhe një mesazh që siç duket është për ndeshjen e kaluar ndaj Gjilanit.

“Vula e hajnisë”, ishte mesazhi i Plisave para këtij dueli.

SHPËRNDAJE