Po bëhet bashkëpunimi që nuk e keni pritur, Fero këngë bashkë me Motrat Mustafa

Muzika shpesh di të na befasojë me bashkëpunime mes këngëtarëve.

Reperi i njohur, Fero shpesh herë dinë si t’i tejkaloj pritshmërit e adhuruesve.

Teksa ka treguar se po punon për projekte të reja muzikore, Fero nuk ka lënë pa provokuar me postimin e radhës në Instagram.

Ai së fundi ka publikuar një fotografi të këngëtareve të mirënjohura të muzikës popullore, Motrat Mustafa duke thënë se do të sjell një bashkëpunim me to.

“Met 10 e qes bashkëpunimin e ri me Motrat Mustafa. Kemi ngrit Flamurin permi Shpijeeeee”, ka shkruar Fero në postim.

Se çfarë fshihet pas kësaj mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

SHPËRNDAJE