Po e them sot, do ta them edhe nesër

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po mban një konferencë të re për media pas përgatitjes së draft-rezolutës nga liderët e koalicionit qeveritar ku kërkohet që në dialogun me Serbinë të mbrohet integriteti territorial i vendit si kundërshtim ndaj idesë për ndryshimin e kufijve.

“Çdo takim që është në interes të avancimit të frymës së dialogut, nga ana ime është i mbështetur. E falenderoj z.Veseli që i ka mbledhur. Unë do të punoj që edhe në fazën finale, me të gjithë, për një Kosovë të pavarur.” – ka thënë Thaçi.

Ai nuk ka komentuar nëse draft-rezoluta e ndalon atë që të dialogojë për kufijtë.

“Korrigjimi historik i kufirit është vetëm ide e imja. Unë do t’i dëgjoj me dëshirën më të madhe edhe idetë e të tjerëve.” – shtoi ai.

Por, duket se Thaçi konferencën e sotme e ka thirrur për të treguar mosdorëzimin e tij për idenë në fjalë, sepse në fund ka thënë që “Nuk do të ndalet, derisa ta shoh të realizuar” bashkimin e Luginës me Kosovën.

SHPËRNDAJE