Po të isha si Haradinaj do të jepja dorëheqje” – Kështu e komenton Limaj deklaratën e Jakup Krasniqit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pati thënë se po të ishte në vend të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, do të ofronte dorëheqje.

Por këtë deklaratë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po e quan si mendim të Jakup Krasniqit.

Limaj për Insajderi, ka thënë se Krasniqi ka thënë se po të ishte në vendin e Haradinajt, do të jepte dorëheqje, por nuk ka kërkuar që kryeministri të dorëhiqet.

“Po më vjen mirë që më erdh rasti të sqarohem, se edhe mbrëmë ka pasur shumë keqkuptime. Jakup Krasniqi ka thënë se po të ishte në vendin e Ramush Haradinajt, do të dorëhiqet. Por unë e respektoj këtë mendim të zotërit Krasniqi. Mirëpo, ne jemi duke shkuar përpara me qeverisjen”, ka thënë Limaj.

Ndiqeni intervistën e plotë me zv/kryeministrin, Fatmir Limaj

“Prej fillimit kam thënë që nuk jam i gatshëm me këtë formë qeverisje. Jo veç pse është Ramushi po edhe vetë të isha në këtë pozicion do ta thosha të njëjtën gjë.

Absolutisht, po. Nuk qeveriset nëse problemet shtohen çdo dite dhe vendimet nuk janë kurrkund. Qeveria është me zgjedh probleme”, pati thënë ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

SHPËRNDAJE