Po vazhdon gjykimi ndaj Sami Lushtakut për tenderin prej 6 milionësh euro

Është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, kushëririt të tij, Milazim Lushtaku, drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, si dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e njohur si “KEK-u”, raporton Koha Ditore.

Ata dyshohen për keqpërdorim të 6 milionë eurove gjatë dhënies së një tenderi të lëshuar nga KEK-u.

Në këtë seancë janë ftuar për t’u dëgjuar 6 dëshmitarë, njëri prej të cilëve po mungon për shkak se gjendet jashtë shtetit.

Këta janë dëshmitarët e fundit, të cilët do të merren në pyetje para se të vazhdojë procedura e fundit gjyqësore, siç janë prezantimi i provave, deklarimi i të akuzuarve dhe prezantimi i fjalës përfundimtare.

SHPËRNDAJE