Pogba-Dybala shkëmbimi i bujshëm, Kylian Mbappe mbulohet në ar

Zërat e merkatos nuk mund të ndalen në asnjë moment, as për emra të mëdhenj, si Kylian Mbappe, Paul Pogba e Paulo Dybala. Për të parin raportohet se është drejt rinovimit me PSG për një shifër rekord, që e bën atë lojtarin më të paguar në botë.

I riu ka kontratë deri në vitin 2022 dhe kampionët e Francës i kanë nisur prej disa kohësh tratativat për të nënshkruar një marrëveshje të re. Thuhet se pas rinovimit Mbappe do të përfitojë plot 40 milion euro neto në sezon.

Shkëmbimi i bujshëm

Juventusi dhe Paulo Dybala nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar. Sulmuesi argjentinas nuk ka pasur formën e duhur sezonin e fundit, ndërkohë që nga ana tjetër kërkesat financiare i ka të larta.

Juventusi mund ta përfshijë sulmuesin në operacionin e rikthimit të Paul Pogba në Torino. Francezi e dëshiron këtë lëvizje dhe mbetet të shihet nëse Dybala do të ishte dakord për të kaluar te Manchester United. Momentalisht Sportmediaset raporton se palët po bisedojnë për këtë shkëmbim të bujshëm.