Polakët investojnë në Minerën e magnezitit në Duboc të Vushtrrisë FOTO

Pas përgatitjeve disa vjeçare, një kompanie e njohur polake në fushën e minierave, është në prag të nisjes së projektit për shfrytëzim të minierës së dikurshme të magnezitit në fshatin Duboc të Vushtrrisë, raporton Gazeta online Veriu.info.

Pas një takimi që përfaqësuesit e kësaj kompanie kishin me banorët e zonës por edhe drejtuesit e pushtetit lokal në Vushtrri, u tha se Qeveria e Kosovës ka aprovuar shpronësimin e pronave në fshatrat Duboc dhe Galicë, gjë që pritet ti hapet rruga investimeve disa milionëshe dhe punësimeve në këtë minierë.

Investimet në këtë minierë pritet ti bëjë kompania polake Bisek. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE