Polici i infektuar me Koronavirus ishte në pushim mjekësor, s’kishte kontakt me kolegët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e saj që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Zëdhënsi i policisë, Baki Kelani për lajmi.net ka thënë se zyrtari në fjalë nuk ka pasur kontakt me policë të tjerë.

“Mund të konfirmojmë se, një zyrtar policor ka rezultuar pozitiv me virus COVID-19. Zyrtari policor nuk ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarë të tjerë policor, pasi i njejti ka qenë në pushim mjekësor, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Kelani.

Kelani në këtë kontekst ka thënë se Policia është duke u kujdesur që zyrtarët e saj t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të PK-së, po kujdeset që zyrtarët policor t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse, si dhe në rastet e nevojshme për kujdesje mjekësore po bashkëpunon me institucionet e shëndetësisë”, ka thënë në fund Kelani.

Para pak minutash ndërkaq IKSHP ka njoftuar se janë edhe dy raste me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 90.

SHPËRNDAJE