Polici i Kosovës kërcënohet me vrasje

Një person në  Pejë kërcënoi dje seriozisht policët e Kosovës.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka thënë se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur  ishte ndalë nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosë me vrasje njërin prej zyrtarëve policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rast vazhdon të hetohet.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.