Polici Malosr Dashi ishte i dëmtuar në këtë pjesë të trupit

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shkukri Jashari, ka konfirmuar edhe një herë se trupi i policit të pa jetë është i Malsor Dashit.

Jashari, ka thënë se nuk ka pista tjera të hetimeve, përveç asaj që zhdukja e tyre ka ardhur si pasojë e aksidentit në komunikacion.

“Pas kërkikeve nga ana e njësive relevante, është gjetur trupi i pa jetë i Malsor Dashit .Isntituti i Mjeksisë Ligjore e kanë marrë për obduksion në Prishtinë.Nga shikimet e para shihet që ky ka qenë aksident i komunikacionit, dhe nuk ka dyshime tjera”, ka deklaraur Jashari.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

I pyetur se pse ishte i zhveshur trupi i pa jetë i policit, Jashari ka thënë se kjo mund të ketë ndodhur shkaku i rrjedhës së lumit.

“Për shkak të ujit, zhvishet personi”, ka thënë ai.

Kryeprokurori Shukri Jashari ka dhënë detaje edhe për gjendjen e trupit të pa jetë të Malsor Dashit. Ai ka thënë se polici i ndjerë tashmë ka pasur lëndime vetëm në kokë, ndërsa në pjesët tjera ka qenë i pa prekur.

“Kufoma në pjesën qaf e poshtë nuk është e dëmtuar, përjashtuar në kokën. Ka pasur lëndime në kokë”, ka përfunduar ai.

Trupi i pa jetë i Malsor Dashit u gjet sot pesë kilometra larg vendit të ndodhjes së aksidentit. Ai u gjet nga ekipi i zhytësit Ismail Kasumi dhe imami i fshatit.

SHPËRNDAJE