Policia arreston një person: I gjenden në veturë 46 kg drogë dhe mijëra euro

Ka përfunduar në pranga një 34 vjeç shtetas i Shqipërisë, i cili është nga Korça, pasi policia i sekuestroi 46 kg kanabis dhe një sasie prej 20 mijë eurosh “cash”, si dhe 10 aparate celulare.

Operacioni i forcave blu të Korçës, “Ndjekja”, është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa është ndalur për kontroll automjeti tip Benz që drejtohej prej 34-vjeçarit Th.Dh.

Ky i fundit ka tentuar t’i largohet policisë por pa mundur, e në fillim i është sekuestruar lënda narkotike në automjet, kurse më pas i është kryer kontroll në banesë, ku janë gjetur edhe paratë dhe pajisjet e komunikimit.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës. Gazeta Metro

SHPËRNDAJE