Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për falsifikim të parave.

I arrestuari është I. S., lindur në vitin 1981, i cili me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.

Siç njofton Policia e Kosovës, personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 302, i K.P.R.K-së.

I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të publikuar gjer më tani përmes mediave me foto dhe shënime tjera, të lajmërojë Policinë e Kosovës .

SHPËRNDAJE