Policia e Kosovës bën një njoftim të veçantë, lajm shumë i mirë

Të shtunën që shkoi në Kosovë janë regjistruar, 41 aksidente në komunikacion.

Në 14 prej tyre ka pasur të lënduar, kurse 27 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

24 orëshi në vend nuk ka regjistruar asnjë aksident me fatalitet, sipas raportit të policisë, transmeton Klan Kosova.

Duket se edhe numri i tiketave të shqiptuara është zvogëluar nga ditët paraprake, kur regjistroheshin mbi 2 mijë sish, por të shtunë janë shqiptuar diçka më pak.

Bëhet fjalë për 1 mijë e 856 gjoba të shqiptuara ndaj vozitësve që s’kanë respektuar rregullat në komunikacion.

SHPËRNDAJE