Policia e Kosovës e pret në Aeroport policin që u plagos në Prizren

Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizreni në muajin janar të këtij viti është shëruar në Turqi.

Mrasori pritet që të enjten gjatë orës 18:00, të mbërrijë në Aeroportin “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë Policia e Kosovës do të dal të pres në Aeroport.

Këtë e ka bërë të ditur PK përmes një komunikate për medie.

“Policia e Kosovës ju njofton se sot me datë 03 shtator 2020 në ora 18:00, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, do të arrijë zyrtari policor Artur Mrasori, i cili që nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në shtetin e Turqisë, për shkak të lëndimeve serioze të marra në kryerje të detyrës me datë 28.01.2020”, thuhet në këtë komunikatë.

Pjesëmarrës në pritjen e tij në aeroport do të jetë edhe Drejtori i Pëgjithshëm, Rashit Qalaj, dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se nga incidenti në Zhur të Prizrenit, një polic kishte vdekur, e dy të tjerë ishin lënduar gjatë aksionit që kisht marrë Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/