Policia e Kosovës jep detaje rreth vdekjes së 17 vjeçarit nga Vitia, ja në çka po dyshohet!

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka folur për vdekjen e 17- vjeçarit nga fshati Verban i Vitisë.

Hashani ka thënë se po dyshohet për vetëvrasje, mirëpo nuk mund ta konfirmojnë rastin si të tillë, derisa trupi të kthehet nga obduksioni.

“Për momentin jemi duke e cilësuar rastin si të dyshimtë, derisa trupi të kthehet nga obduksioni, përndryshe po dyshohet për vetëvrasje”, ka deklaruar Hashani, raporton Gazeta Blic. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndryshe, është konfirmuar se trupi i 17 vjeçarit është gjetur nga familjarët.

SHPËRNDAJE