Policia e Kosovës kërkon ndihmë për 43 vjeçarin që u zhduk që nga janari (Emri/Foto)

Më datë 25.01.2018, në polici është raportuar rasti për person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin, Besim Berisha, i nacionalitetit rom, i lindur ne vitin 1975, banues në fshatin Dobrajë e vogël, komuna e Lipjanit.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në numrin 044-506091 ose në linjën emergjente 192./Indeksonline/(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

SHPËRNDAJE