Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtyre 2 hajnave

Policia e Kosovës ka lëshuar sot një njoftim, me të cilin kërkon ndihmë për informacione lidhur me dy persona që dyshohet për vjedhje.

Policia po kërkon informacione për Fisnik Lajqin, 36 vjeçar, dhe për Adil Krasniqin, 33 vjeçar.

Të parin, Policia po e kërkon për pesë vepra penale, ndërkohë që i dyti po kërkohet për vepra të rënda penale, duke përfshirë edhe grabitjen e një banke në Shtime.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe fotografitë e të kërkuarve, duke lutur qytetarët që të deponojnë informacionet që posedojnë.

Sidoqoftë, edhe kohë më parë Policia kishte kërkuar informacione për një grup grabitësish, të cilët u kapën pas disa muaj kërkimi.

Ndryshe, vlen të theksohet se numri I grabitjeve në dy vitet e fundit ka shënuar rritje të madhe. Madje, nuk po mungojnë as rastet kur po kryhen me armë të gjata dhe në mes ditës./Reporteri.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE