Policia gjermane arreston shqiptarin, dyshohet se i mbante të ngujuar nën kërcënim familjen

Të mërkurën me anë të forcave të njësive speciale gjermane është arrestuar 31 vjeçari shqiptar, shkruan esslinger-zeitung.de. Arsyeja është dëshmia e një personi se ai mbante të ngujuar nën kërcënim ish bashkëshorten dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.

Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur ta lëshojë banesën e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.

31 vjeçari ishte në dhomat e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një ecuri penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.

SHPËRNDAJE