Policia gjeti drogë në vendin ku u plagos Met Elshani

Dje në lagjen “Dardania” është plagosur Met Elshani, menaxher i “On Records”.

Pas incidentit, Policia e Kosovës ka arritur të kapë të dyshuarit, vetëm pak minuta pasi kanë ikur nga vendi ngjarjes.

Përveç tri armëve që janë gjetur dhe konfiskuar aty, janë gjetur edhe 35.1 gramë substancë narkotike.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Pak orë pasi Meti u plagos, ai hyri në Instagram dhe tha se po ndjehet mirë madje falënderoi të gjithë ata që janë brengosur për të./Prive.al

SHPËRNDAJE