Policia interviston Gold AG, kjo është arsyeja

Këngëtari, Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold AG, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pas publikimit të këngës së tij të fundit, përmes së cilës ai dyshohet për nxitje të mosdurimit e përçarjes, kjo në pjesën që ia ka kushtuar deklaratave të ish-këshilltarit të kryemininstrit në detyrë, Shkëlzen Gashit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE