Policia: Ja sa persona i kemi arrestuar për vrasjen te lumit Sitnica në Vushtrri

(I plotësuar) Pas lajmit të publikuar ekskluzivisht nga Veriu.info se është arrestuar një person për vrasjen e 33 vjeçarit K.M. në Vushtrri, arrestimin zyrtarisht e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Mirëpo, zëdhënësi Avni Zahiti tregon se për vrasjen janë arrestuar dy persona.

—————————————————–

Për vrasjen e 33 vjeçarit në Vushtrri, i cili sot është gjetur pa shenja jetë pranë lumit Sitnica, është arrestuar një person i dyshuar.

Burime të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se sot pasdite në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e të riut K.M.

Siç mëson Veriu.info viktima është gjetur sot rreth orës 07:00 te lumi Sitnica nga famljarët e tij, të cilët kishin njoftuar policinë.

Burime të portalit bëjnë të ditur se viktima ka dalë për herë të fundit nga shtëpia të shtunën, ndërsa mbrëmë në mesnatë familjarët e kanë njoftuar policinë./Veriu.info/

SHPËRNDAJE