Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Skenderaj

Sonte një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Runikë të Skenderajit.

Mësohet se nga ky aksident disa persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Rreth këtij rasti kontaktuam zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që konfirmoi aksidentin./Indeksonline

“Nga informatat e para raportohet për aksident trafiku me të lënduar i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Istog fshati Runikë, dy vetura civile të përfshira, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësorë.”, u shprehë ai.

SHPËRNDAJE