Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Bankën Monego

Pas raportimit të Gazetës Online Veriu.info, për grabitjen e Bankës në qendër të Vushtrrisë, policia ka konfirmuar për Gazetën detajet e kësaj grabitje.

“Rreth orës 16:30, në Policia në Vushtrri ka pranuar informacion për një grabitje në një filjal bankar në rrugën ‘Wesly Clark’ në Vushtrri. Bazuar në të dhënat e para nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve lidhur me rastin në fjalë, bëhet e ditur se kjo grabitje është kryer nën kërcënimin e armës, ku dy persona të maskuar kan grabitur një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, nuk është raportuar për të lënduar”, ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info, zyrtari për informim në Drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Hetuesit policor, janë duke ndërmarrë veprime të duhura operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE