Policia jep detaje për Malsor Dashin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në Lepenc

Policia e Kosovës ka konfirmuar se trupi i pajetë i pjesëtarit të saj i gjetur sot rreth orës 15:45 në ujërat e lumit Lepenc është i Malsor Dashit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, i cili është në vendin e ngjarjes, tha se trupi i policit është i zyrtarit policor, Malsor Dashi, 27-vjeçar.

Për Malsor Dashin, zëdhënësi Gashi tha se ishte punësuar në Polici që nga marsi i vitit 2016.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Ai i përkiste gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës dhe ishte i angazhuar në stacionin policor në Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi, tregoi se familja e kolegut të ndjerë është njoftuar për gjetjen e trupit.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE