Policia kap shqiptarin trafikant dhe qenin “bodyguard” të drogës

Policia Italiane në Pisa ka vënë në pranga një 23 vjeçar nga Shqipëria që trafikonte sasira të mëdha të drogës në qytet.

Media italiane raporton se shqiptari është pikasur nga një patrullë e policisë teksa makina e shqiptarit është përballur me prezencën e policisë. 23 vjeçari ka shtuar shpejtësinë menjeherë sapo ka vënë re policinë por ndjekja nuk ka zgjatur shumë.

Në automjetin e të riut është gjetur një 1 kg amnezi, i përbërë nga marihuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.

Në makinë me shqiptarin ndodhej dhe qeni i tij pitbull, i cili kishte funksionin e një “roje”, jo vetëm të pronarit por edhe të drogës së tij. Por fatkeqësisht për shqiptarin, njëri prej oficerëve që e ndaloi ishte dhe trajnues qensh. Shqiptarit i është gjetur po ashtu dhe një sasi prej 20 kg marijuanë e cila kapte vlerën e 250 mijë eurove nëse do të shitej në tregun e zi. I riu përfundoi në burg, ndërsa qenin policia ja riktheu familjes së shqiptarit.