Policia në alarm pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Policia e Kosovës është rekomanduar që të rris sigurinë në vendet ku banimi i minoriteteve është më i përqendruar dhe në objektet fetare.

Kjo rritje e sigurisë do të vazhdojë edhe gjatë vikendit.

KALLXO.com mëson se drejtorët e departamenteve të Policisë së Kosovës kanë pranuar një email nga Drejtoria për Terrorizëm, në të cilën rekomandohet që të rritet vigjilenca.

Ky email erdhi pas vrasjes së 49 personave në Zelandës e Re, vrasje kjo e kryer në dy objekte fetare (xhami).

Gjithashtu në media ka qarkulluar edhe një video incizim ku shihet i dyshuari deri sa kryen vrasjet.

SHPËRNDAJE