Policia në KQZ, pasi kjo e fundit denoncoi një aplikacion për votues jashtë Kosovës

KQZ ka raportuar se sot është publikuar një aplikacion online, i cili grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione, për të cilin KQZ thotë se është i paautorizuar. 

Lidhur me këtë KQZ e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, të cilët tashmë janë atje për të kryer hetimet.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se ky rast është denoncuar nga ta dhe Policia tani gjendet në objektin e tyre për të marrë më shumë informacione.

Po ashtu KQZ ka njoftuar se aplikacioni që është publikuar është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.