Policia: Nga rrëzimi i vinçit të Bechtel-Enkës lëndohen 3 punëtorë

Policia ka dhënë detajet e reja për rastin e punëtorëve të lënduar në afërsi të Hanit të Elezit. Fillimisht u mendua që janë pesë punëtorë të lënduar por pas daljes së ekipit të emergjencës në teren është konstatuar se nga rrëzimi i vinçit lëndime kanë pësuar tre punëtorë.

Mësohet se të lënduarit po trajtohen nga ekipi mjekësorë dhe janë jashtë rrezikut pë jetën.

“Një pjesë e vinçit është rrëzu, tre persona kanë pësuar lëndime. Sipas mjekëve ata nuk janë në rrezik për jetën”, tha për Gazetën Express, Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Punimet e autostradës po kryhen nga kompania Bechtel-Enka.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE