Policia zbulon diçka të rëndësishme në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka arritur ta zbulojë pronarin e fundit të veturës nga e cili besohet se të martën është vrarë politikani serb, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës.

Por, ende nuk dihet nacionaliteti i pronarit të kësaj veture.

Zëvendëskomandanti i stacionit Policor të Mitrovicës veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Express, nuk ka pranuar të tregojë nëse pronari i fundit është shqiptar apo serb, pasi hetuesit policorë janë ende në fazën e hetimeve. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

“Se cilit nacionalitet i takon pronari i fundit i veturës kjo ende nuk dihet, këto janë të dhëna të ndara te hetuesit policorë. Nuk mundem me publiku çfarëdo që kanë hetuesit policorë, ata udhëheqin punën e tyre nën autorizimin e prokurorëve që janë përgjegjës për rastin”, tha Hoti.

Ai më tej theksoi se vendndodhja e pronarit i cili e ka pasur i fundit veturën është diku në Serbi.

Sipas tij, hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe Polica është duke bashkëpunuar dhe me autoritet ndërkombëtare.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje të martën rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij.

Sipas autopsisë ai u qëllua në pjesë e sipërme të trupit me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Ivanoviq është varrosur sot në Beograd. Atij i dhanë nderimet e fundit qytetarë e politikanë serbë nga Serbia e Kosova.

SHPËRNDAJE