Politikanët kosovarë që po agjërojnë muajin e Ramazanit

Ndonëse shumë prej tyre e kanë uruar fillimin e muajit të Ramazanit, pak nga politikanët kosovarë e agjërojnë. Këtë muaj nuk e agjërojnë asnjëri nga tre liderët më të lartë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj por as kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por i rregullt me agjërim tash e disa vite është Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli e disa deputetë e politikanë të tjerë.

Edhe deputetët si Labinot Tahiri, Ganimete Musliu, Memli Krasniqi, Duda Balje janë agjëruese të rregullt, po ashtu këtë muaj e kanë agjëruar më herët edhe Albulena Haxhiu, Emilija Rexhepi, Luljeta Veselaj, por nuk dihet se a do ta agjërojnë këtë vit.

Edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli njihet si person mjaft i përkushtuar në fe dhe që pritet të jetë agjerushëm gjatë këtij muaji. Agjërues i rregullt i Ramazanit tash e disa vite është edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Mund të ketë edhe politikanë të tjerë që agjerojnë por që këtë nuk e bëjnë fort publike.

SHPËRNDAJE