Polt: Na duhet zgjidhje e qëndrueshme në Ballkan e arritur në bashkëpunim me aleatët evropianë

Ish-diplomati amerikan, Michael Polt, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA’së në Serbi dhe Mal të Zi, ka folur rreth involvimit të Washingtonit në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Polt, një lidership serioz amerikan në Ballkan dhe kudo tjetër në Evropë nuk ka të bëjë me ‘tweet’-s dhe shou fotografish nga Washingtoni.

Ai ka thënë se SHBA’së i duhet që të arrijë marrëveshje të qëndrueshme që duhet të dal nga diplomacia e cila bashkëpunon me aleatët Evropian në tërësi, drejt lirisë dhe paqes.

Ky reagim i Plot vjen pas ftesës zyrtare të Richard Grenell për mbajtjen e një takimi Kosovë-Serbi në Washington më 27 qershor.