“Poshtërohen” keq Haradinaj dhe Limaj: “Thaçi i kap për hunde “

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka thënë se janë kritikuar për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta ndalur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në zbatimin e projektit siq e ka quajtur ai të përbashkët me Vuçiqin për pazare me territorin e Kosovës.

Selmanaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se pse duhet të votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezuluta e Kuvendit të vitit 2011.

“Na kritikuan pse kemi thirr seancën e jashtëzakonshme për ta ndal Hashim Thaqin në zbatimin e projektit të përbashkët me Vuqiqin për pazare me territorin e Kosovës!

E qfarë bënë “ komandantat”? U mobilizuan natën dhe thirren seancë tjetër të jashtëzakonshme… Pse? Për çka? Pse u dashka te votohet një ekip i qeverisë, kur këtë mandat qeveria e ka që nga rezoluta e Kuvendit e vitit 2011”, ka shkruar Selmanaj.

Ai tutje ka theksuar se Thaçi është dirigjent i gjithë kësaj situate, duke i tërhequr drejt vetës sipas nevojave të tij edhe Ramush Haradinajn dhe Farmir Limajn.

“Përgjigja është dikun tjetër, më sakt në zyrën e Presidentit… Ai është dirigjenti i gjithë kësaj situate… i kap për hunde dhe i tërheq Limajn dhe Ramushin sipas nevojave të tij.

Ai ka zor të madh sepse pas çdo takimi me Limajn e Ramushin ai duhet ta thrras për ti raportuar djalit jo problematik – mikut të tij Aleksandrit”, ka thënë Selmanaj.

Ai tutje ka thënë se për ta ndalur Thaçin duhet mobilizim dhe bashkim i të gjithëve, brenda dhe jashtë politikës, brenda dhe jashtë institucioneve.