Prapaskenat e takimit të liderëve të partive për Demarkacionin: Ramushi nuk tërhiqet për Bulliqin!

Gazeta Blic nga burime të takimit të sotëm ndërmjet udhëheqësve të partive politike, ku prezent ishte edhe ambasadori Amerikan, ka marrë vesh që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në asnjë mënyrë nuk ka lëshuar pe që të hiqet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit.

Sipas burimeve në këtë takim ku pos Haradinajt dhe Veselit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga LDK: Kujtim Shala, Avdullah Hoti e Ismet Beqiri, dhe Bilall Sherifi nga Nisma, pati mos pajtime për atë se a duhet të përfshihet apo jo raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit në projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

“LDK dhe PDK u pajtuan që nga projektligji duhet të hiqet raporti i Komisionit Bulliqi, derisa Ramush Haradinaj ka qenë kundërshtues i ashpër i heqjes së këtij raporti. Dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk është arritur asnjë marrëveshje”, tha ky burim.

Në këtë takim, ka pasur ide që nëse përfshihet raporti i Komisionit Bulliqi, atëherë duhet ët përfshihen edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, raporti i Komisionit në krye me Akademik Hivzi Islamin dhe ai ndërkombëtar, që ishte angazhuar nga Qeveria Mustafa,

“LDK dhe PDK argumentuan se përfshirja e raportit Bulliqi është në kundërshtim me pikën e parë të marrëveshjes, gjegjësisht me marrëveshjen e vitit 2015, të nënshkruar ndërmjet ministrit të jashtëm të Kosovës dhe atij të Malit të Zi në Vjenë”, tha ky burim i gazetës Blic.

Ky është neni, ku në fakt janë ndarë partnerët e koalicionit: 

Merret vesh se pritet që gjatë ditës së sotme, gjegjësisht rreth orës 17:00 të ketë edhe një takim të radhës ndërmjet drejtuesve të partive politike për të arritur një konsensus për marrëveshjen për demarkacionin.

Ndërkohë, është shtyrë për ditën e nesërme seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin me Malin e Zi.

Lista Serbe ndërkaq, ka bërë të qartë qëndrimin e saj sa i përket çështjes së Demarkacionit, që nuk do ta votoj, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët kaolicionit qeverisës që t’i siguroj 80 vota për ratifikimin e demarkacionit.

SHPËRNDAJE