Prekaz: Babai pas një zënke me djalin e tij ja shkrep armës, ja çfarë ndodhi në fund

Një person ka pasur një zënkë me djalin e tij në fshatin Prekaz i Epërm, ku ka shtën me armë zjarrin në ajër në shenjë revolte, transmeton Gazeta online Veriu.info

Pas kësaj i dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, me ç’rast policia gjatë bastisjes konfiskoi një pistoletë me tetë fishekë dhe dy gëzhoja.

Me 27.08.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një zënke me djalin e tij, në shenjë revolte kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE