Prekëse: Vajza rruan kokën para shokëve të shkollës, për të mbështetur vëllain e saj me kancer (VIDEO)

Sofia Smith, një 9 vjeçare nga Calgary, Kanada, ka rruar kokën për të mbështetur vëllain e saj, i cili është me kancer. Vogëlushja e cila ka humbur edhe nënë e saj nga kanceri, qau ndërkohë që ajo u shfaq përpara shokëve të saj të shkollës për të prerë flokët.

Ajo kishte flokë të gjatë, por ka rruar kokën në nder të nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri pak kohë më parë, dhe për të treguar solidaritet me vëllanë e saj adoleshent, i cili tani po lufton me kancerin.

“Kjo më bën të ndihem mirë, sepse e bëj për dikë që me të vërtetë e dua”, tha Sofja përpara prerjes së flokëve të saj.

Qëllimi i saj nuk ishte vetëm të solidarizohej me vellain, por edhe të mblidhte para për bamirësi, ndërsa brenda dy muajve 9 vjeçarja ka arritur të grumbullojë rreth 20,000 dollarë, dhe këto para do të shkojnë për fëmijët e prekur nga kanceri.

Vëllai i Sofjes po përjeton kimioterapinë dhe mjekët thonë se prognoza e tij është e mirë.

 

SHIKO VIDEON

SHPËRNDAJE