Presidenti i Serbisë Vuçiq takon politikanët serbë nga Kosova në kazermën e Kurshumlisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe sot në Kurshumli raportojnë mediat serbe.

Takimi i tyre do të mbahet në kazermën e qyteti në Kurshumli, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim do të marrin pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetari i Komunës së Kurshumlisë Radoljub Vidic.

Aty do të jenë poashtu edhe ministrat Zlatibor Loncar, Branislav Nedimovic, Sinisa Mali, Andjelka Atanskovic, Zoran Drobnjak dhe një përfaqësues i ministrisë së Edukimit.

Temë e diskutimit pritet të jetë rezultati zgjedhor i Listës Serbe.