Presidenti Thaçi e thotë fjalën e fundit rreth ‘korrigjimit’ të kufijve!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përsëri  në konferencën e thirrur për media ka folur për idenë e tij për korrigjimin e kufijve për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Thaçi ka thënë se duhet të ndodhë korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën”, ka thënë Presidenti.

Ndërsa kur është pyetur për kundërshtimin që po i bëjnë liderët politik idesë së tij, ai, është tërhequr duke thënë se nuk do të flasë.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat e liderëve të institucioneve”, ka thënë Thaçi.

SHPËRNDAJE