Presidenti Thaçi ka informacione për vrasësit e Ivanovic’it

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është kursyer të flas në detaje për sfondin e vrasjes së liderit të serbëve të veriut, mirëpo ka pranuar se ka informacione shpresëdhënëse.

Ai duke mos dashur t’i dëmtojë hetimet, nuk ka folur në detaje, mirëpo ka thënë se informacionet japin shpresë për të arritur deri te e vërteta për inspiruesit dhe ekzekutuesit e politikanit Oliver Ivanovic, shkruan gazetametro.net.

‘Unë s’mund t’i dëmtoj hetimet, por informacionet e para janë shpresëdhënëse se në të ardhmen do të vihet deri te e vërteta për inpiruesit dhe ekzekutuesit e këtij atentati ndaj liderit të serbëve të Kosovës’, ka thënë Thaçi. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndërkaq, presidenti Thaçi ka treguar se ka folur dje me presidentin Vucic rreth bashkëpunimit të shtetit kosovar me atë serb, duke potencuar se Kosova e ka gatishmërinë e bashkëpunimit.

‘Unë kam biseduar dje me presidentin e Serbisë Vucic, me të cilin kam biseduar dhe i kam konfirmuar se Kosova mirëpret çdo bashkëpunim me shtetin e Serbisë, në mënyrë që nëse ka ndonjë involvim të njerëzve nga Serbia, të mekanizmave nga Serbia, Kosova do ta mirëpret që të zbardhet kjo e vërtetë dhe të zbulohen kryesit e kësaj vepre’, ka thënë presidenti për DË.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar për të zbardhur rastin e atentatit ndaj Ivanovic’it.

Ndryshe, Ivanovic u vra pardje në një pritë para zyrës së tij, e të cilin akt presidenti Thaçi e ka cilësuar si tragjik./gazetametro.net

SHPËRNDAJE