Presidenti Thaçi tregon çfarë bisedoi me kryeministrin Kurti

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ka pasur takim konstruktiv me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka potencuar se, në takim, është konfirmuar se ka më shumë gjëra që bashkojnë liderët sesa që ndajnë.

“Më tepër janë ato gjëra që na përafrojnë sesa që na ndajnë për ta çuar vendin sa më shpejt në NATO, BE dhe për të ruajtur përjetësisht miqësinë me SHBA”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, presidenti ka dhënë edhe detaje se çfarë është biseduar, duke vënë theksin tek dialogu Kosovë-Serbi.

“Takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave të vazhdueshme që duhet të mirren në kuadër të institucioneve. Prandaj konstatoj që takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesorë, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjëra që kemi pasur, vlerësoj, qëndrime konstruktive.

Është diskutuar për çështjet e bredshme por dhe të politkës së jashthme, pra për interesat nacionale. Gjithashtu, kemi biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Ishte konstatim i përbashkët se një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe të liderëve politikë të pozitës dhe opozitës, mund ta çojnë vendin më shpejtë dhe më mirë përpara”, ka shtuar presidenti.

Ndërkohë, kryeministri Kurti nuk ka folur gjatë për media, pasi ka thënë se do ta ketë një konferencë të jashtëzakoshme e cila, siç konfirmoi edhe komunikata e Ministrisë së Shëndetësisë, lidhet me koronavirusin.

SHPËRNDAJE