Presidenti Tusk flet për vizat, befason të gjithë me atë që thotë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk në një konferencë për media, ka folur për vizitën e tij në Kosovë.

“Vizita ime është pjesë e një udhëtimi të gjerë në rajon, për të përgatitur vendet e Ballkanit Perëndimor për samitin e BE-së, Bashkimi Evropian do të mbetet partneri më i besueshëm për rajon, samiti ynë do të përmirësoj lidhjet brenda rajonit, po ashtu do ta përdorim Samitin për të diskutuar se si do të t’i trajtojmë disa çështje të sigurisë, siç është terrorizimi  dhe krimi i organizuar”, tha Tusk, përcjellë Gazeta Blic.

Tusk, gjatë konferencës përshëndeti ratifikimin e Demarkacionit, ndërsa shtoi se Kosova duhet të punojë shumë që të bëhet  liberalizimi i vizave.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

“Unë dua të ju përgëzojë për ratifikimin e Demarkacionit, kjo e mundëson Kosovën që t’i afrohet regjimit pa viza, kjo është dëshmi e partneriteti me BE-në, tashmë e di që ju do të punoni dhe nuk do të ndaleni, dhe do të bëni çdo gjë për interes të vendit tuaj. Luftimi i Korrupsionit kërkon konsensus politik, dhe vetëm me angazhimin e presidentit Thaçi do të arrihet kjo. Ju lutem besoni që të gjithë në Bruksel, i çmojnë lartë të arriturat në Kosovë, dhe kjo mund të shërbej si model për vendet tjera”, tha ai./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE