Presioni amerikan nuk kryen punë, LDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Zëvendësndihmëssekretari amerikan, Matthew Palmer, javën e kaluar kishte qendruar në Prishtinë me ç’rast ka tarkuar drejtues të pozitës dhe opozitës.

Në këtë takim ai kishte kërkuar nga liderët kosovarë qe të bëhen bashkë rreth dialogut me Serbinë.

Sipas tij, Serbia është me e konsuliduar në dialog, dhe nëse kosovarët nuk arrijnë të bashkohen, atëherë Kosova do të jetë me dobët në dialog.

Por as ky presion amerika nuk ka kryer punë të Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo parti po vazhdon të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve nacionale me çdo kusht.

LDK ka një ofertë për dalje nga bllokada e tanishme e krijuar në mungesë të konsensusit politik rreth bisedimeve me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur se LDK nuk bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Nuk bëhemi hisedar në veprime antikushtetuese dhe keqqeverisëse

Është e pandershme përpjekja e koalicionit të pakicës që për situatën e përkeqësuar në Kosovë të fajësohet kundërshtimi i opozitës.

Ne kundërshtojmë dhe refuzojmë sepse:

1. nuk duam të jemi bashkëpjesmarrës në përkeqësimin e gjendjes.

2. nuk duam të jemi hisedar në politikat antikushtetuese ku cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

3. kundërshtojmë keqqverisjen e parasë publike.

4. duam ta mbrojmë parimin bazë të demokracisë se pakica nuk ka të drejtë ta mbaj pushtetin.

Në të njëjtën kohë, LDK ka ofertë për rrugdalje. Ne jemi të vetëdijshëm se, zhbllokimi i kësaj situate kerkon kauzë të përbashkët dhe po punojmë pandalshëm në këtë drejtim.

Jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet e reja janë vetëm parakusht për zgjidhjen e problemeve. Zjedhjet e reja rikrijojnë bazën demokratiken e cila sot është shkelur. Ato nxjerrin institucione legjitime, të cilat sot nuk i kemi, për tu përballur denjësisht me kërkesat e qytetarëve dhe me dialogun me Serbinë, si dhe me shumë sfida të tjera që na presin.

SHPËRNDAJE