“Prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, jo ulësja në OKB”

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku tha se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, që nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti ka numëruar përparësitë që ka Kosova dhe që duhet shfrytëzuar në raport me Serbinë, ani pse, sipas tij, Kosova ka marrë shumë më pak se sa Serbia përgjatë 6 viteve të dialogut.

“Treg gjysmë miliardë i Serbisë. Varësia e Serbisë për anëtarësimin e saj në BE. Dikur Kosova varej nga Serbia, sot Serbia. Reciprociteti i të drejtave midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, ka thënë lideri i VV-së.

Ai thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kompromise për të siguruar ulësen në OKB. Siç shprehet Kurti, nuk mund të jepet territor për të fituar vendin në OKB.

“Prioritet duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, më falni por jo ulësja e OKB-së. Nuk jam kundër ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”.

Shkëmbimi i territoreve, sipas Kurtit, është vetëm eufemizëm për ndarjen e Kosovës. “Dhe ndarja është mjet për bosnjëzimin e Kosovës”, është shprehur Kurti.

SHPËRNDAJE