Prishtina nuk e lë Trepçën ‘89 të festojë, ikin dritat në “Fadil Vokrri”

Trepça ‘89 është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit i Digitalb Kupës së Kosovës, pasi e ka befasuar Prishtinën midis stadiumit “Fadil Vokrri”.

Trepça ‘89 u kualifikua në gjysmëfinale pasi u treguan më të saktë se skuadra e Prishtinës nga penalltitë, duke triumfuar 5-4, derisa koha e rregullt dhe ajo shtesë kishte përfunduar 0-0, shkruan Gazeta Express.

Por, fatkeqësisht, Trepça ’89 nuk arriti të festojë me tifozët e saj në stadium, pasi me t’u mësuar gjysmëfinalistin e fundit, u ndalën dritat në “Fadil Vokrri”, duke ndërprerë kështu festën e mysafirëve.

Trepça ‘89 i është bashkuar Feronikelit, Ballkanit e Vëllaznimit në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE