Prishtina shpërthen “bombën”: Zyrtarizon ish-yllin afrikan të Gjilanit (FOTO)

Prishtina ka bërë goditjen e parë në këtë afat kalimtar dhe më bombastiken deri më tani. Bardh e kaltërit kanë zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit të krahut të majtë Arago Jamal, i cili dy sezone më parë ishte pjesë e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.

“Prishtina dhe 24 vjeçari nga Gana, me përvojë në futbollin e Kosovës, Jamal Arago, kanë arritur marrëveshjen me të cilën afrikani vishet bardhekaltër për dy vitet e ardhhme.

Arago do t’i bashkohet skuadrës në dy ditë ardhshme. Arago ka luajtur për Gjilanin në sezonin 2015/16. Ndërsa ka përvojë nga kampionati grek dhe ai finlandez. Ka luajtur për Twente U19, Atromitos të Athinës, Gjilanin dhe së fundi për Kajaani të Finlandës. Arago mund të luaj në disa pozita si mesfushor fundor dhe mbrojtës i majtë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas në faqen zyrtare. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Image result for arago jamalJamal ishte pjesë e Gjilanit dy sezone më parë derisa ka impresionuar me paraqitjet e tij.

SHPËRNDAJE