Prishtinasi sulmon fizikisht nënën dhe motrën

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar nënën dhe motrën e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Përveç kësaj, policia ka bërë të ditur se një i mitur në rrethana të panjohura është therur me thikë nga të dyshuar të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE